Sot zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në Basketboll NULL NULL 07.02.2021 08:24 07.02.2021 08:24 Sot me fillim prej orës 17:30 do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në Basketboll në mes të Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës. Në rast se do të triumfojë ekipi nga Suhareka do të ishte hera e parë, ndërkaq skuadra nga kryeqyteti do ta synojë për herën e 15-të. Ylli në çerekfinale mundi Bashkimin, kurse në gjysmëfinale, Rahovecin. Ndërkohë, Prishtina ka mundur Pejën dhe Ponte Prizrenin. Takimi do të luhet në palestën “13 Qershori” në Suharekë.