Sot zbulohen finalistët e Kupës së Kosovës NULL NULL 24.04.2024 10:47 24.04.2024 10:47 Këtë të mërkure do të zhvillohen dy gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës, në futboll. Drita e pret Prishtinën në Gjilan. Sfida e parë është mbyllur pa gola dhe ka mbetur gjithçka e hapur për sot. Ndërsa në ndeshjen tjetër, Ballkani i shkon Suharekës. Në ndeshjen e parë kampioni aktual i Kosovës shënoi fitore minimale prej 1-0. Të dy takimet do të zhvillohen duke filluar nga ora 15:00. /Klankosova.tv.