Sot votohet raporti për Kosovën në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian NULL NULL 23.02.2021 10:59 23.02.2021 10:59 Eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka njoftuar se sot do të votohet raporti për Kosovën në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian. Ai ka thënë se dy temat kryesore janë liberalizimi i vizave, njohja dhe dialogu Kosovë-Serbi, njofton Klan Kosova. “Sot do të votojmë në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Europian raportin për Kosovën, që unë e kam negociuar të emër të grupin të EEP-së. Ne kemi përfshirë mesazhe të forta mbi liberalizimin e vizave, njohjen, dialogun Kosovë-Serbi dhe perspektivat për të rinjtë në digjitalizim dhe fusha të tjera”, ka shkruar Mandl në Twitter. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 13 orë më parë