Sot varroset margaritari i kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa NULL NULL 04.04.2025 09:04 04.04.2025 09:04 Të enjten, në moshën 93-vjeçare vdiq aktorja e mirënjohur shqiptare, Margarita Xhepa. Ajo vuante nga një sëmundje e mushkërive, transmeton Klankosova.tv. E ndjera do të nderohet sot me homazhet që mbahen nga ora 10:00 deri në 13:00 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ndërkaq, pasdite do të përcillet për në banesën e fundit. Në karrierën e saj numëron më shumë se 150 role në teatër dhe 32 në kinematografi.