Sot varroset burri që dyshohet se u vra nga kunata NULL NULL 21.08.2024 10:49 21.08.2024 10:49 Sot varroset Xhevdet Millaku, burri që dyshohet se u vra nga kunata mbrëmë në lagjen “Kodra e Trimave”. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit përmes një njoftimi në Facebook, ku thuhet se të ndjerit i jepet lamtumira e fundit në orën 17:00 në varrezat e Dragodanit në Prishtinë, njofton Klankosova.tv. “Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se me datën 20.08.2024 ndërroi jetë Xhevdet Hamëz Millaku. Varrimi i të ndjerit bëhet të mërkurën me datën 21.08.2024 në ora 17:00 në varrezat e qytetit te Prishtines në Dragodan”, thuhet në njoftimin e familjes. Xhevdet Millaku dyshohet se u vra me armë zjarri nga kunata e tij me të cilën jetonte në të njëjtën shtëpi, por në hyrje të ndara. E dyshuara është vetëdorëzuar dhe tashmë është dërguar në mbajtje. Ndërkohë, Prokuroria për Klankosova.tv, tha sot se motivi i vrasjes janë problemet familjare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 14 orë më parë