Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sot u mbajt pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë, MAShTI: Edhe këtë herë u larguan disa nxënës pasi përdoren telefona

NULL NULL
28.06.2024 16:42

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka thënë se sot është mbajtur pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë në lëndët matematikë, informatikë, fizikë, kimi dhe biologji.

Sipas MAShTI-it, ngjashëm si herën e parë, edhe sot për shkak të përdorimit të telefonave janë larguar disa nxënës.

“Testi i Arritshmërisë është organizuar në 183 qendra të testimit, ku nxënësit janë sistemuar në 1658 salla të testimit”.

“Sipas raporteve të administratorëve, për shkak të përdorimit të telefonave edhe kësaj radhe janë larguar disa nxënës”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, është bërë e ditur se rezultatet e testit do të publikohen më 8 korrik.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.