Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga vendimi i presidentes NULL NULL 26.11.2024 07:53 26.11.2024 07:53 Foto arkiv: Kuvendi i Kosovës. Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti sot do të shqyrtojë vendimin e presidentes Vjosa Osmani, lidhur me kthimin në rishqyrtim të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit. Shqyrtimi i këtij vendimi pritet të bëhet me fillim nga ora 11:00, përcjell Klankosova.tv. Ndryshe, ky vendim i presidentes është marrë me datën 19 të këtij muaji, ku thuhej se u bë me qëllim që të krijohet mundësia për ndërmarrjen e masave më të avancuara për mbrojtjen e mjedisit. “Duke u bazuar në arsyetimin e këtij Vendimi, ia kthej Kuvendit të Republikës së Kosovës Ligjin Nr. 08/L-288 për Mbrojtjen e Konsumatorit me qëllim të rishqyrtimit të paragrafit 4 të nenit 17, për t’u siguruar që i njëjti të rishikohet me qëllim që të krijohet mundësia për ndërmarrjen e masave më të avancuara për mbrojtjen e mjedisit”, thuhej në vendimin e presidentes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Samiti i NATO-s në Tiranë, Hoxhaj: Shans historik që Kosova të anëtarësohet nën udhëheqjen e Trumpit 44 minuta më parë
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 4 orë më parë
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 6 orë më parë