Sot shënohet përpjekja e 36-të për të konstituuar Kuvendin e Kosovës NULL NULL 23.06.2025 07:13 23.06.2025 07:13 Kuvendi i Kosovës Kuvendi i Kosovës edhe sot po vazhdon punimet për të 36-ën herë me radhë, për të arritur kështu konstituimin e tij. Deputetët e zgjedhur nuk po arrijnë të funksionalizojnë Parlamentin e Kosovës, pasi ish-opozita është kundër votimit të fshehtë, derisa Lëvizja Vetëvendosje nuk po heq dorë nga Albulena Haxhiu për kryeparlamentare, transmeton Klankosova.tv. Gjithsesi, sot me fillim nga ora 11:00 do të kuptohet nëse ka ndryshuar ky qëndrim i partive politike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rrëfimi i izraelites: ShBA-të ndihmojnë Izraelin si Kosovën në vitin 1999 (VIDEO) 14 orë më parë