Sot rivarrosen dhjetë viktimat e luftës që ishin të zhdukur NULL NULL 04.04.2025 10:57 04.04.2025 10:57 Mbetjet mortore e 10 viktimave të luftës që ishin në Listën e Personave të Zhdukur, të identifikuar së fundmi nga mbetjet mortore të zhvarrosura nga varreza masive në Bishtazhin, rivarrosen sot. Pas mbledhjes komemorative të organizuar dje në Malishevës, ceremonitë e rivarrimit të organizuara nga komunat përkatëse, më përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, organizohen sot më 4 prill, transmeton Klankosova.tv. Ky komision njofton se nga ora 12:00 – 13:00, mbahen Homazhet në Sallën e Sporteve “Adem Jashari”, Klinë, në ora 13:00 – Akademia Përkujtimore , në Sallën e Sporteve Klinë. Ndërsa nga ora 14:30 ceremonia e rivarrimit në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë, të viktimave : -Adem (Hazir) Gashi, Klinë; -Sahit(Ahmet) Gashi, Klinë; -Bekim(Hashim) Hasani , Klinë; -Sheremet(Brahim) Ismajli , Klinë; -Osman(Kadri)Fejza , Klinë; -Shkelzen Rifat Hajdaraj , Klinë; -Bekim (Muharrem) Gashi, Klinë. Nga ora 16:30 nis ceremonia e rivarrimit në varrezat në Jashanicë (Klinë), të viktimës së luftës Mentor (Xhemajl) Myrtaj. Në Malishevë mbahet ceremonia e rivarrimit të viktimës së luftës Vehbi (Pajazit) Halilaj, sakaq në ora 13:00 mbahen homazhet në Shkollën “Petro Nini Luarasi”, në fshatin Llapqevë, ndërsa në ora 14:00 rivarrimi i Mentor (Maliq) Kryeziu në varrezat e fshatit Llapqevë . Në ora 15:00 mbahen homazhe te Oda e Fshatit (pranë shkollës) në Bubavec, kursë në ora 16:30 – rivarrimi në varrezat e fshatit Bubavec. Ndërsa rivarrimi i mbetjeve mortore të viktimës Sabedin (Kadri) Kryeziu, është organizuar më 21 mars 2025 në varrezat e fshatit Mleqan, Malishevë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 07/07/2025