Sot priten reshje bore në Kosovë NULL NULL 20.02.2020 07:59 20.02.2020 07:59 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se sot në vendin tonë parashihen reshje shiu dhe bore, ndërsa në viset malore parashihet të bie vetëm borë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius. Shpejtësia e erës do të rritet deri 11m/s në rrafsh të Kosovës, kurse pjesa veriore e Dukagjinit shpejtësinë maksimale të erës parashihet ta arrijë mbi 20m/s. Sa i përket kushteve biometeorologjike ato do të jenë relativisht stabile, për shkak të prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 15 orë më parë