Sot përfundojnë Lojërat Olimpike “Paris 2024”, prin Kina me medalje të arta NULL NULL 11.08.2024 11:37 11.08.2024 11:37 Lojërat Olimpike Verore Paris 2024, korrik 2024. Foto | AP Sot më 11 gusht përfundojnë Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Nga 26 korriku, për më tepër se dy javë, adhuruesit e sportit në përgjithësi patën mundësi të ndjekin qindra gara, në xhudo, mundje, atletikë, futboll, basketboll, boks, e shumë të tjera. Sportistët zhvilluan gara interesante duke dhënë emocione si brenda impianteve sportive ashtu edhe jashtë tyre. Secili vend veç e veç synoj të marrë sa më shumë medalje, për t’u renditur sa më lart. Deri më tani më së shumti të arta i ka ‘rrëmbyer’ Kina, gjithsejt 39. kurse e dyta renditet ShBA-ja e cila i ka fituar 38, por që me numrin e përgjithshëm ka më së shumti gjithsej 122. Pa medalje nuk ngeli Kosova, e cila në ‘speclalistetin e saj’ xhudon arriti t’i sigurojë dy medalje. Ishin xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, ato që ia sollën shtetin tonë ia sollën të argjendtën përkatësisht medaljen e bronztë. Në renditje e përgjithshme, Kosova është e 73-ta. Historike kjo olimpiadë ishte edhe për Shqipërinë, duke e marrë medalje e parë në LO. Ishte mundësi çeçen që ia mundësoi shtetit shqiptar një sukses të tillë. Chermen Valiev ia doli të mposhtte Viktor Rassadinin e Taxhikistanit për medaljen e bronztë në garën e stilit të lirë për peshën deri në 74 kg në Lojërat Olimpike Paris 2024, me rezultat 6-2. Renditjen e plotë mund ta gjeni KËTU. Sot përfundojnë Lojërat Olimpike “Paris 2024”, prin Kina me medalje të arta