Sot nis spektakli i Final 8 Liga Unike në Vlorë NULL NULL 27.03.2024 09:05 27.03.2024 09:05 Koshi basketboll, foto ilustrim Vlora është qyteti mikpritës i Final 8 Liga Unike Lajthiza. Për herë të parë, ky event i basketbollit mbarë shqiptar organizohet në qytetin e bukur, por edhe historik. Në Final 8 Liga Unike Lajthiza garojnë katër skuadrat më të mira nga Kosova e Shqipëria, duke premtuar spektakël të basketboll në parket dhe tribuna. Tetë skuadra do të garojnë për trofeun e çmuar dhe priten përballje interesante për Final 8. Në çiftet çerekfinale do të ndeshen katër skuadra nga Kosova me ato të Shqipërisë, derisa sfida edhe më interesante priten në gjysmëfinale. Sfida për vendin e tretë dhe finalja e madhe do të zhvillohet të dielën. Orari 27 mars 16:00 Trepça-Kamza 19:00 Tirana Neptun-Golden Eagle Ylli 28 mars 16:00 Peja-Teuta 19:00 Besëlidhja-Sigal Prishtina 29 mars 16:00 Gjysmëfinalja 1 (Peja/Teuta vs Tirana Neptun-Golden Eagle Ylli) 19:00 Gjysmëfinalja 2 (Trepça-Kamza vs Besëlidhja-Sigal Prishtina) 31 mars 16:00 Ndeshja për vendin e tretë 19:00 Finalja *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.