Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sot nis festa e basketbollit në Gjakovë

NULL NULL
13.02.2024 10:57
basketboll

Palestra “Shani Nushi” do të jetë arenë e basketbollit nga 13 deri më 17 shkurt.

Tetë skuadrat e elitës në kërkim për trofeun e çmuar të Kupës së Kosovës. Më 17 shkurt zhvillohet edhe finalja e femrave mes Bashkimit e Prishtinës, dy skuadrave për momentin më të mirat në basketbollin e femrave në vendin tonë. Katër skuadrat e Ligës së Parë të Meshkujve e rritin edhe më shumë rëndësinë e kësaj ngjarje në Gjakovë.

Basketboll cilësor pritet në parket dhe atmosferë e jashtëzakonshme në tribuna me pjesëmarrjen e tifozerive nga e gjithë Kosova.

Gjakova ka qenë shembull për organizim dhe kështu pritet edhe në Final 8.

Sot dhe nesër zhvillohen sfidat çerekfinale, derisa të enjten gjysmëfinalet. E premtja është pushim për t’u përgatitur për finalen e madhe të shtunën.

Basketboll dhe jo vetëm, do të ketë në Gjakovë nga 13 deri më 17 shkurt. Pikërisht finalet zhvillohen më 17 shkurt, Festën e Pavarësisë së Kosovës.

Trepça triumfoi në dy vitet e fundit, derisa rivalitet i madh pritet këtë edicion.

Të gjitha ndeshjet do të transmetohen ekskluzivisht në Art Motion dhe Kujtesa.

Orari

13.02.2024

14:00 Bora – Kosovari

17:00 Trepça – Istogu

20:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi

14.02.2024

14:00 Vushtrria – Neë Basket

17:00 Peja – Bashkimi

20:00 Sigal Prishtina – Proton Cable Prizreni

15.02.2024

14:00 Finalja – Liga e Parë

17:00 Gjysmëfinalja I

20:00 Gjysmëfinalja II

17.02.2024

14:00 Finalja: KBF Prishtina – KBF Bashkimi

17:00 Finalja: Kupa e Kosovës

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.