Sot nënshkruhet marrëveshja historike mes Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes (VIDEO) NULL NULL 13.06.2025 14:08 13.06.2025 14:08 Sot do të nënshkruhet marrëveshje në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes. Lidhur me këtë, në emisionin “Kosova Today” kanë diskutuar Bedri Elezi, Nuredin Ibishi dhe Esad Çollaku, transmeton Klankosova.tv. “Kjo është një marrëveshje shumë e madhe për shtetin e Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kemi partner kryesor. Dihet që edhe formimi i FSK-së u bë me ndërhyrje të SHBA-ve. Mendoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës na kanë përkrahur në mënyrën më të denjë”, tha eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi. Ndërkaq Esad Çollaku u shpreh se duhet të përshëndetet çdo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Vlen të potencohet se kjo marrëveshje nuk është e rastësishme”, tha Çollaku. Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi tha se nënshkrimi i një marrëveshjeje në fushën e sigurisë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së është vonuar dy vjet. “Kjo marrëveshje nuk nënkupton angazhim të mbrojtjes ajrore apo të çështjeve me fluturime, pasi kjo menaxhohet nga hungarezët”, u shpreh ndër të tjera Elezaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 1 orë më parë