Sot në Kamenicë do të zbulohen shkronjat e lavdishme të UÇK-së (FOTO) NULL NULL 17.06.2025 09:55 17.06.2025 09:55 Komuna e Kamenicës sot do ta kremtojë 26 vjetorin e çlirimit. Për ta shënuar këtë datë tejet me rëndësi, janë organizuar disa aktivitete. Një aktivitet tejet i veçantë do të jetë ai i organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Kamenicë. Milaim Limoni, kryetari i Veteranëve të kësaj komune shkurtimisht dha detaje lidhur me manifestimin në fjalë. Limani deklaroi se sot në një ceremoni do të zbulohen edhe tri shkronjat e UÇK-së. “Aktiviteti në fjalë organizohet nga Organizata e Veteranëve të Luftës dhe është përkrahur nga Komuna e Kamenicës, por edhe ajo e Gjilanit. Zbulimi i tyre do të bëhen me një program kulturo-artistik”, deklaroi Limoni për Klankosova.tv “Zbulimi i shkronjave do të bëhet me fillim nga ora 20:00 te varrezat e dëshmorëve”, theksoi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani pas takimit me homologun hungarez: Potenciali i bashkëpunimit mes nesh është i madh 41 minuta më parë