Sot në Info Magazine: Xhirime dhe rrëfime ekskluzive për luftën e Kosovës NULL NULL 16.06.2015 15:18 16.06.2015 15:18 Info Magazine ju sjell sot një rrëfim ekskluziv për luftën të gazetares dhe përkthyeses nga Mitrovica, Nexhmie Kllokoqi, e cila punoi me shume ekipe të huaja që mbuluan Kosovën, përfshirë edhe një televizion japonez, më 1998 dhe 1999. Kllokoqi ka patur rastin të mbulojë shumicën e ngjarjeve që ndodhën në vendin tonë në këtë periudhë, përfshirë masakrën e Reçakut dhe shumë tjera. Ajo ka ruajtur edhe xhirime të bëra në atë kohë, të pashfaqura ndonjëherë, që shfaqen sot nga 17:30, ekskluzivisht në Info Magazine, në Klan Kosova. Mysafirja e Kushtrim Sadikut, Nexhmie Kllokoqi, do të flasë për të gjitha ato që ka parë dhe bërë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.