Sot në Drenas përurohet shtatorja e heroit Asllan Fazliu NULL NULL 14.06.2025 07:43 14.06.2025 07:43 Sot me fillim nga ora 11:00 në Drenas do të përurohet shtatorja e heroit Asllan Fazliu. Nga komuna njoftuan se ceremonia do të mbahet në sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” dhe ftuan qytetarët, familjarët dhe bashkëluftëtarët të marrin pjesë në këtë ngjarje përkujtimore. Manifestimi përkujton jetën dhe veprën e heroit Asllan Fazliu, një ndër figurat e shquara të luftës për lirinë e Kosovës. Vendosja e shtatores së tij është një shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për sakrificën dhe kontributin e tij. / Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Themelorja hudhi aktakuzën, Apeli urdhëron gjykim për drejtoreshën e Inspeksionit në Gjilan 4 orë më parë
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 10 orë më parë