Sot ndahen tri çmimet “Teki Dervishi” (VIDEO) NULL NULL 25.06.2025 09:17 25.06.2025 09:17 Takimi letrar “Teki Dervishi” mbahet sot në Prishtinë, ku do të ndahen tri çmime që mbajnë emrin e shkrimtarit dhe intelektualit të njohur, Teki Dervishi. Ceremonia do të zhvillohet në Bibliotekën e Qytetit “Hivzi Sylejmani”, duke filluar nga ora 11:00. Këto çmime vjetore për kulturë, publicistikë dhe gazetari synojnë të nderojnë dhe të promovojnë figura të shquara në këto fusha, duke kujtuar dhe respektuar trashëgiminë e Dervishit. Studiuesi Fehmi Çakolli, një nga organizatorët dhe pjesëmarrësit, foli në emisionin “Ora 7” për rëndësinë e këtyre çmimeve. Ai tregoi se data është zgjedhur sepse përkon me përvjetorin e ndarjes nga jeta të Teki Dervishit. “Këto çmime kanë karakter vjetor, pra do të ndahen çdo vit”, u shpreh Cakolli. Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 1 orë më parë
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 4 orë më parë