Sot mbahet takimi për dinarin në Bruksel NULL NULL 27.02.2024 08:39 27.02.2024 08:39 Foto ilustruese, dinari Sot do të zhvillohet takimi në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, i thirrur nga emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ku temë do të jetë dinari. Nga Banka Qendrore e Kosovës për Klankosova.tv kanë bërë të ditur se janë të gatshëm që të marrin pjesë në këtë takim. “Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) kohë më parë ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet dhe takohet edhe me Bankën Popullore të Serbisë (NBS), për të fasilituar në përzgjedhjen e opsionit me të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare në llogaritë e përfituesve (në Euro)”. “Në këtë kuptim, edhe i përgjigjet ftesave kur janë të nevojshme, për takime të tilla informuese, siç edhe ka bërë në vazhdimësi edhe me prezencën ndërkombëtare në vend”, thanë nga BQK-ja për Klankosova.tv. Ndërsa, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj kërkesës zyrtare të Brukselit për çështjen e dinarit, me arsyetimin se kjo temë nuk është pjesë e dialogut. “Jo, nuk ka kurrfarë zhvillimi, ka një kërkesë nga Brukseli që të mbahet një takim javën e ardhshme për çështjen e rregullimit të transferit të monedhave nga Serbia për në Kosovë, por ky nuk është takim ku duhet të shkojë kryenegociatori, për arsye se çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut. Unë shkoj atëherë kur bisedohet për dialogun”, tha Bislimi. E ndërkaq, kryesuesi i ekipit të Serbisë në dialog, Petar Petkoviq, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë sot në raundin e ri të dialogut në Bruksel./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Një tjetër aktvendim i Komerciales i kërkon ZRrE-së pezullimin e vendimit për rrymën e bizneseve 04/07/2025
Ekonomi LBK: Vendimi i Gjykatës, hap i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të ekonomisë vendore 24/06/2025