Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sot mbahet seanca për buxhetin

NULL NULL
11.11.2024 07:36

Deputetët e Kuvendit do të mblidhen për të buxhetin e Kosovës për vitin 2025.

Seanca plenare pritet të filloj nga ora 10:00.

Në rendin e ditës do të jetë shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin e ardhshëm.

Projektbuxhetin thanë se nuk do ta votojnë partitë opozitare, LDK, PDK e AAK pas mbledhjes së kryesisë më 4 nëntor.

Ndërkaq, nga mazhoranca thanë se i kanë votat për ta kaluar këtë Projektligj, njofton Klankosova.tv

Për ta kaluar këtë duhen 50+1% e votave të ligjvënësve, pra shumicë e thjeshtë.

Buxheti për vitin e ardhshëm parashihet të jetë 3.6 miliardë euro/ Klankosova.tv

lajme të ngjashme