Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sot manifestohet Dita e dytë e Epopesë së UÇK-së

NULL NULL
06.03.2021 08:19

Sot manifestohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së, e njohur edhe si Dita e Dëshmorëve.

Kjo datë do të shënohet me shumë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Prekaz dhe gjithë Kosovën, njofton Klan Kosova.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani-Sadriu, do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Më pas homazhe në Prekaz do të bëjë edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe shoqata të dala nga lufta.

Një ekspozitë me fotografi të fotografit Sefer Aliqkaj do të hapet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ndërsa një turnir në volejboll do të mbahet në Skenderaj.

Ekspozita me 59 fotografi do të hapet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë dhe në Pallatin e Rinisë do të mbahet një akademi përkujtimore.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.