Sot Malisheva-Llapi, mysafirët kërkojnë të gjejnë e vendësit të rigjejnë formën NULL NULL 04.11.2024 10:52 04.11.2024 10:52 FOTO: KF Ma Malisheva pret sot Llapin në xhiron e 12-të të Superligës së Kosovës. Malishevasit që pak javë më parë kryesonin tabelën, nuk njohin fitore që tri xhiro, pas një humbjeje dhe dy barazimeve radhazi. Në anën tjetër, Llapi nuk ka fituar që katër xhiro, pasi njeh dy barazime dhe dy humbje. Shtatë përballjet e tyre të fundit në Superligë kanë nxjerrë fitues – pesë herë ka fituar Malisheva, dy herë kanë triumfur llapjanët. Prandaj, mbetet të shihet nëse njëra prej tyre do t’u kthehet fitoreve sot. Takimi transmetohet LIVE në platformën Art Motion në kanalin Sport 1. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 14/06/2025