Sot luhen dy super ndeshje në Superligën e Kosovës në basketboll NULL NULL 18.02.2022 12:59 18.02.2022 12:59 Sot do të luhen dy super ndeshje në Superligën e Kosovës në basketboll. Ndeshja e parë që do të zhvillohet është derbi mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës, që do të luhet në palestrën “Minatori”, me fillim nga ora 17:00. Fituesi i Kupës së Kosovës, Trepça që gjendet në vendin e dytë në tabelë me 32 pikë, do të synojë fitoren ndaj Prishtinës. Teksa “Kryeqytetasit”, janë në vendin e katërt me 29 pikë, dhe do të shikojnë që të dalin me një rezultat pozitiv nga kjo përballje. Në ndeshjen tjetër do të ballafaqohen dy skuadrat e Prizrenit, Prizreni 16 me Bashkimin, me fillim nga ora 19:00. Bashkimi pas paraqitjes fantastike në Kupën e Kosovës, ku pavarësisht humbjes në finale ndaj Trepçës, do të synojë që të nxjerrë një rezultat pozitiv ndaj Prizren 16. /Klankosova.tv/