Sot luhen dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës në basketboll NULL NULL 10.11.2021 14:15 10.11.2021 14:15 Këtë të mërkure do të zhvillohen dy ndeshje në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll, në kuadër të xhiros së dhjetë. Trepça, e cila është lidere e elitës me shtatë fitore dhe dy humbje do të përballet me Dritën, që ndodhet në fund të renditjes me nëntë humbje në nëntë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitën e basketbollit. Sfidë shumë më interesante pritet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës. Të dy skuadrat kanë nga pesë fitore dhe katër humbje, andaj pritet një përballje interesante dhe rivalizuese. Në këtë edicion, fitore shënoi Prishtina në Prizren pas dy vazhdimeve me rezultat 104:105. Golden Eagle Ylli – Prizreni 16 dhe Rahoveci – Peja, rezultatet do të regjistrohen pasi të përballen në Ligën Unike. /Klankosova.tv/. Art Motion Superliga – Java 10 E mërkurë 17:00 Trepça – Drita 19:00 Sigal Prishtina – Bashkimi Golden Eagle Ylli – Prizreni 16 (Rezultati i Ligës Unike) Rahoveci – Peja (Rezultati i Ligës Unike)