Sot fillon Superkupa e Kosovës në Basketboll, spikat ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Pejës NULL NULL 01.09.2021 15:27 01.09.2021 15:27 Sezoni i ri në Basketboll do të fillojë sot me Superkupën, që do të zgjatë nga 1 deri me 5 shtator. Ndeshja e parë do të zhvillohet sot në mes Prizrenit 16 dhe Dritës me fillim nga ora 16:00. Kurse do të vazhdon me derbin në mbrëmje, me Sigal Prishtinën dhe Pejën nga ora 19:00. Ndërsa ndeshjet e tjera do të zhvillohen gjatë ditës së enjte, ku do të përballet Rahoveci dhe Trepça, si dhe Golden Eagle Ylli me Bashkimin. Për shkak të masave të reja anti-Covid, ndeshjet do të zhvillohen pa shikues. Edicionin e kaluar Superkupën e kishte fituar Sigal Prishtina me lojtarë vendorë, duke mundur në finale Bashkimin.