Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sot fillon konferenca ndërfetare, dy nobelistë arrijnë në Kosovë

NULL NULL
31.05.2016 11:58

Sot në Prishtinë do të fillojë konferenca ndërfetare ku  do të marrin pjesë më shumë se 300 pjesëmarrës nga 50 shtete të botës, përfshirë edhe shumë sosh që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ku për tri ditë do të diskutohet roli i gruas në luftimin e ekstremizmit.

Në Prishtinë kanë arritur edhe Nobelistët e paqes Shirin Ebadi (Iran) dhe Tawakkol Karman (Jemen).

Prishtina për herë të pestë do të jetë nikoqire e këtij takimi të madh, të titulluar Interfaith Kosovo derisa këtë vit pjesëmarrjen kanë konfirmuar shumë pjesëmarrës, përfshirë edhe liderë fetarë nga Argjentina, Jemeni, Amerika, Kuba, Tajlanda, Nigjeria, dhe mbi 45 shtete tjera nga mbarë rruzulli tokësor, transmeton Klan Kosova.

Konferenca titullohet “Roli i Gruas në Promovimin e dialogut Ndërfetar dhe luftimin e ekstremizmit” dhe është e organizuar nga disa organizata që promovojnë dialogun si Instituti Ndërkombëtar për Dialog Ndërfetar, Tony Blair Faith Foundation, ndërsa mbështetës janë Ministria e  Punëve të Jashtme, Kuvendi i Kosovës, Ambasada Amerikane, Ambasada Kanadeze, Ambasada Norvegjeze si dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Konferenca Interfaith  Kosovo sivjet do të ndajë edhe Çmimin e Kosovës për Dialog Ndërfetar, të cilin do ta marrin kryetari i Londrës Sadik Khan dhe Monsignor Vincenzo Paglia, themelues i Komunitetit të Sant’Egidio.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.