Sot fillon faza e Playoff në basketbollin kosovar - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sot fillon faza e Playoff në basketbollin kosovar

NULL NULL
nga Shpend Spahija 05.04.2023 08:39

Sigal Prishtina me fitore ndaj Ponte Prizrenit e përmbylli sezonin e rregullt të garave në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Bardhë e kaltërit së bashku me Pejën që përfundoi e dyta, kaluan direkt në gjysmëfinale të Playoff.

Aty do të presin fituesit e çerekfinaleve, që fillojnë këtë mesjavë.

Sot me fillim nga ora 20:00 takohen pozita 3, Golden Eagle Ylli me pozitën 6, Vëllaznimin.
Në kampionat, therandasit kanë fituar katër ndeshjet e zhvilluara ndaj gjakovarëve.

Dominuese por jo 100%, ka qenë Trepça ndaj Bashkimit, pasi mitrovicasit kanë fituar 3 nga 4 ndeshjet ndaj prizrenasve.

Këto dy ekipe që përfunduan në pozitat 4 dhe 5, duelin e parë e zhvillojnë të enjten nga ora 20:00.

Kush siguron 2 fitore nga kjo fazë, ballafaqohet në gjysmëfinale me Prishtinën, ndërsa triumfuesi i dueleve Golden Eagle Ylli-Vëllaznimi, përballet me Pejën.

Të gjitha ndeshjet transmetohen në kanalet e sportit të platformës Artmotion.