Sot është ditëlindja e 78-të e ish-presidentit Rugova (VIDEO) NULL NULL 02.12.2022 08:26 02.12.2022 08:26 Sot është përvjetori i 78-të i lindjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai u lind më 2 dhjetor të vitit 1944, në fshatin Cerrcë të komunës së Istogut, përcjell Klankosova.tv. Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, ndërkaq tq mesmen në Pejë, ndërkaq studimet i vazhdoi në Prishtinë për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, , ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1984. Më poshtë gjeni disa fotografi të ish-presidentit Rugova me nënën, babain dhe bashkëshorten e tij, të publikuara në faqen “Albanian Vintage Photography, people, cities, culture and history”. Më poshtë gjeni dokumentarin dhe kronikën e përgatitur nga Klan Kosova për Ibrahim Rugovën, në vitin 2021: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.