Sot është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve NULL NULL 18.12.2024 07:31 18.12.2024 07:31 18 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, vendosur në vitin 2000 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Më 4 dhjetor 2000, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e mori vendimin për të vlerësuar mundin dhe përpjekjet e të pambrojturve, duke marrë parasysh numrin e madh në rritje të tyre në mbarë botën. Më 18 dhjetor 1990, Asambleja e Përgjithshme ka adoptuar Konventën Ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të gjithë punëtorëve emigrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre. Shtetet anëtare të OKB-së, organizatat ndërqeveritare dhe joqeveritare janë të ftuar të mbajnë Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve nëpërmjet shpërndarjes së informacionit mbi të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të emigrantëve, përmes ndarjes së përvojave dhe hartimin e veprimeve për të siguruar mbrojtjen e tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 13 orë më parë