Sot është Dita Botërore e Televizionit (VIDEO)

Sot është Dita Botërore e Televizionit (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 4 ditë më parë

Dita e 21-të e nëntorit u shpall nga Kombet e Bashkuara në vitin 1996 si Dita Botërore e Televizionit, meqenëse po kjo datë për herë të parë bëri bashkë institucionet mediatike në Bruksel.

E kjo ditë e gjen televizionin, qoftë si aparat e qoftë si media, më të transformuar se kurrë më parë.

Kjo për shkak se telefoni, tani i pajisur edhe me internet, u bë më i përdorur si mjet informimi sesa vetë pajisja që dikur mblidhte njerëzit rreth tij.

“Televizioni është sfiduar seriozisht prej mediave të reja, sepse gjithkush sot kalon më shumë kohë në rrjete sociale. Mesatarja e përdorimit të rrjeteve sociale është gjashtë orë në ditë, ndërkohë shikimi i televizorit është dy orë”, ka thënë Alban Zeneli që është ligjërues në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.

Esad Dujaka, që punoi për më shumë se 50 vjet si gazetar, tha se televizioni është më i besueshmi nga të gjitha mediumet, derisa ka kujtuar kohën e vështirë kur punonte pa digjitalizim.

“Kamera punonte me kaseta dhe me tonistin, e jo kështu si sot që është e digjitalizuar. Shkonim në terren dhe ktheheshim, por aq orë humbnim edhe në montazhë”, ka thënë ai.

Këtë mundim nuk e pati edhe gazetari Vullnet Krasniqi i cili thotë se televizioni nuk do të mbesë asnjëherë prapa mediumeve tjera.