Sot është Dita Botërore e Faljes NULL NULL 07.07.2022 08:11 07.07.2022 08:11 7 korriku shënon Ditën Botërore të Faljes. Kjo ditë synon të inkurajojë njerëzit që të falin njëri-tjetrin, sepse kjo ndikon edhe në shëndetin e njeriut. Një studim i Universitetit të Wisconsin në lidhje me faljen zbuloi se njerëzit që falnin vuanin më pak nga sëmundjet e ndryshme. Nga ana tjetër, sipas studimit njerëzit që falnin më pak kishin më shumë probleme shëndetësore, përcjell Klankosova.tv. Mosfalja sipas ekspertëve shkakton stres, i cili mund të çojë në ankth, presion të lartë gjakut dhe depresion. Duke mos falur, mund t’iu shkaktohen emocione negative, zemërim dhe zhgënjim. Ndryshe, falja përfshin heqjen dorë nga ndjenjat e pakënaqësisë dhe zemërimit.