Sot derbi Ballkani – Prishtina NULL NULL 04.05.2023 09:34 04.05.2023 09:34 Sot luhen dy ndeshje të javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll. Derbi do të jetë në Suharekë, ku kampioni në fuqi Ballkani, e pret në shtëpi Prishtinën. Cak i skuadrës së Ilir Dajes, do të jetë fitorja për t’u rikthyer në pozitën e parë, që momentalisht e mban Drita. Ndërkaq, Prishtina që udhëhiqet nga Debatik Curri, mban pozitën e katërt me 42 pikë e për synim ka që ta zë një vend në garat evropiane. Ndeshja tjetër tejet interesante do të luhet edhe në Podujevë. Llapi e pret në stadiumin “Zahir Pajaziti”, lideren e tabelës, Dritën nga Gjilani. Dyja ndeshjet nisin nga ora 15:00./Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS