Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sot arrijnë 4680 doza të vaksinës Pfizer

NULL NULL
04.05.2021 11:57
FILE PHOTO: A woman holds a small bottle labeled with a "Coronavirus COVID-19 Vaccine" sticker and a medical syringe in front of displayed Pfizer logo in this illustration taken, October 30, 2020. REUTERS/Dado Ruvic/File Photo

4,680 doza të vaksinës Pfizer pritet të arrijnë sot gjatë ditës në Kosovë.

Këtë e kanë konfirmuar për klankosova.tv nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ministria e Shëndetësisë pret që gjatë ditës së sotme të arrijnë 4680 doza të Pfizer në Kosovë. Këto janë pjesë e asistencës prej 95 000 dozave që BE-ja i ka ndarë për Kosovën”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.

Disa ditë më parë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një postimi në Twitter konfirmoi se 95 mijë doza të vaksinave kundër COVID-19 do të vijnë në Kosovë nga maj deri në gusht.

Deri më tani janë vaksinuar rreth 24 mijë qytetarë të Kosovës me 24 mijë dozat e vaksinave AstraZeneca, të cilat kishin arritur në Kosovë më 28 mars, që ishin dhuruar nga mekanizmi COVAX.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.