Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sot 33 vjet më parë debutoi Michael Jordan (VIDEO)

NULL NULL
26.10.2017 22:46

Më 26 tetor të vitit 1984, një basketbollist i ri do të vinte për herë të parë këmbët në parketin e një skuadre të NBA-së.

Ajo ishte ndeshja e parë e Michael Jordan me fanellën e Chicago Bulls, e nuk mund të shkonte ndryshe veçse me fitoren e “demave” ndaj Washington Bullets, asokohe, sot Washington Wizards.

Rezultati i asaj përballjeje ishte 109-93, në të cilën talenti Jordan shënoi 16 pikë, kapi 6 topa në tabelë, e dha edhe 7 asiste.

E nëse ky duket si një debutim i mbarë, duhet të theksohet se Jordan në atë kohë përballej me një betejë të vështirë.

Shënuesit më të mirë për “demat” atë mbrëmje ishin Orlando Woolridge dhe Quintin Dailey, me të dy këta që zor se i pasonin një top Jordanit. Por “Bullets” ishin paralajmëruar më herët, sa i përket përzgjedhjes së Jordanit, një “rookie” që vinte nga një triumf medaljeje të artë në Lojërat Olimpike.

Vetëm pak javë më vonë, Jordan do të regjistronte edhe rekordin e parë: 33 pikë në debutimin e tij në “Madison Square Garden”, kundër New York Knicks. Trashëgimia e tij, sigurisht që nisi rrugëtimin për t’u gdhendur në gur./Top Channel.

klankosova.tv

 

lajme të ngjashme