Sot 10 vjet nga tragjedia e Gërdecit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sot 10 vjet nga tragjedia e Gërdecit

NULL NULL
15/03/2018

Sot bëhen 10 vjet nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën, pas shpërthimit në një depo të demontimit të municioneve.

Edhe pse kanë kaluar 10 vite nga ngjarja e rëndë, familjarët e viktimave vazhdojnë të kërkojnë ende drejtësi, pasi ende asnjë person përgjegjës nuk qëndron pas hekurave.

Ngjarja e rëndë ndodhi  të shtunën  e 15 marsit të 2008-ës, në një “fabrikë” për demontimin e armëve në fshatin afër Vorës, pikërisht në orën  12:05 të mesditës, shkruan Ora News.

Pas shumë seancash gjyqësore, Gjykata e Shkallës së Parë më 12 mars të vitit 2012,  tre  ditë  para përvjetorit të tragjedisë dha vendimin për 29 të pandehurit e dosjes “Gërdeci”, dënime të cilat ishin disa herë më të ulëta se ato që kishte kërkuar prokurori, mes të cilave edhe tre burgime për jetë.

Asnjë nga 29 të akuzuarit nuk u dënua për akuzën e vrasjes pasi ngjarja u konsiderua si gabim njerëzor.