Soset durimi në Vushtrri, shkrepet arma për grurë (VIDEO) NULL NULL 07.07.2025 07:34 07.07.2025 07:34 Foto ilustruese Të shtënat me armë karakterizuan Vushtrrinë gjatë fundjavës. Shkak, sipas gazetarit korrespodent Urall Boshnjaku u bë gruri, transmeton Klankosova.tv. Për “Ora Shtatë”, Boshnjaku tha se një person fillimisht u rrah nga tre persona, ku më pas u përdor edhe arma e zjarrit. “Duket se dikujt iu sos durimi në Vushtrri, meqë për shkak të mosmarrëveshjeve për çështje të grurit, dikush edhe ka shkrepur armën e zjarrit”. “Fillimisht konflikti ka qenë vetëm verbal, mes një personi me një person tjetër, i cili më pas është shoqëruar nga dy të tjerë në sulm ndaj këtij personi që ka qenë viktimë e rastit, dhe përveç rrahjes që ka pësuar personi, dikush nga grupi edhe ka shtënë me armë zjarri, dhe policia ka arritur të gjejë armën e zjarrit dhe dy gëzhoja”, u shpreh Boshnjaku. Ai shton se njëri person është arrestuar, derisa dy të dyshuarit e tjerë ende janë në arrati. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Deputetët e LDK-së, PDK-së e AAK-së qëndrojnë në sallë edhe pas dështimit të seancës 25 minuta më parë
Kosova Mustafa, VV-së: Kthehuni në kornizën kushtetuese - ta tejkalojmë cirkun politik 28 minuta më parë