Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sorensen viziton Kosovën javën e ardhshme

NULL NULL
14.03.2025 10:05
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, pritet që javën tjetër ta vizitojë Kosovën.

Klan Kosova merr vesh se ai do të qëndrojë në vendin tonë më 17,18 dhe 19 mars.

Lajmin për vizitën e parë të diplomatit danez në Kosovë, e bëri të ditur ditë më parë edhe gazetari i Klan Kosova, Besnik Tahiri gjatë emisionit “Info Magazine”.

Kjo do të jetë vizita e parë e diplomatit danez në Prishtinë, i cili mori detyrën e emisarit për dialogun e Brukselit më 1 shtator të vitit të kaluar.

Këtë pozitë për gati pesë vjet e mbajti  sllovaku, Miroslav Lajçak.

Sorensen pritet që në mars ta vizitojë Kosovën

 

lajme të ngjashme