Sonte zhvillohet finalja e madhe në Kupën e Italisë ndërmjet Fiorentinës dhe Interit NULL NULL nga Endrit Zogaj 24.05.2023 12:11 nga Endrit Zogaj 24.05.2023 12:11 Sonte në “Olimpico” të Romës do të zhvillohet finalja e madhe në Kupën e Italisë. Në kryeqytetin italian do të ballafaqohen mes vete Fiorentina dhe Inter nga ora 21:00. Në këtë edicion të dy skuadrat janë takuar vetë dy herë. Një fitore e ka Interi e një e ka rrëmbyer Fiorentina. Megjithatë, duke e bazuar në formën aktuale të dy ekipeve, Interi është favorit për ta fituar këtë trofe. Interi është kampion aktual i kësaj gare dhe po synon ta fitoi edhe trofeun e nëntë, ndërsa Fiorentina e ka fituar këtë garë gjashtë herë. Ndryshe, Interi është në finale të Ligës së Kampionëve e Fiorentina në finale të Konferencë Ligës.
Futboll Rexha: Që prej ardhjes së Currit, Prishtina ka reflektuar dhe ka treguar vlera të larta 2 months