Sonte vijnë “Burrneshat” NULL NULL 09.05.2015 17:08 09.05.2015 17:08 PriFest në partneritet me Zyrën e Bashkimit Europian dhe Komunën e Prishtinës sjell premierën e filmit "Burrneshat" që është bashkëprodhim i Italisë, Kosovës, Shqipërisë, Zvicrës dhe Gjermanisë. Në ditën e Evropës, filmi do të shfaqet në mbrëmje në orën 21.00 në sheshin Zahir Pajaziti në kinema në qiell të hapur ndërsa mbrëmë u shfaq filmi ” Ida” që mblodhi 500 shikues. Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian në Kosovë ishte prezent dje në debatin per filmin si mjet i diplomacisë kulturore organizuar nga PriFest dhe Zyra e BE në Kosovë në EUICC, si dhe në hapjen e kinemasë para shfaqjes së filmit polak IDA. “Kinemaja është shumë e rëndësishme për të gjithë ne dhe unë jam i lumtur që këtë vit po e shënojmë Ditën e Evropës me aktivitete të tilla. Kam dy mesazhe për të dhënë, PriFest duhet të kthehet në shtëpinë e vet, dhe Ministria e Kulturës duhet t’i kushtojë rëndësi ruajtjes dhe zhvillimit të aktiviteteve të rëndësishme kulturore për vendin”, tha Zhbogar. Me filmin “Burrneshat” në Kosovë vijnë edhe një pjesë e aktorëve së bashku me kastin kosovar të këtij filmi . *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Arte pamore Instalacioni “Mendoj për Ty” i artistes Xhafa-Mripa u shfaq edhe në hapësirat publike të Strasburgut 3 orë më parë
Kulturë Oasis rikthehet pas 16 vjetësh, Liam dhe Noel Gallagher dalin dorë për dore në skenë 9 orë më parë
Kulturë Kalaja e Gjirokastrës “magnet” për turistët, në 6-mujorin e parë të këtij viti, mbi 100 mijë turistë 1 day