Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sonte në Zona e Debatit: Gent Cakaj, këshilltari diplomatik i Edi Ramës

NULL NULL
01.03.2018 16:56

Mysafir i Zonës së Debatit sonte është Gent Cakaj, filozofi i ri kosovar që e këshillon për diplomaci kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Ai do të flasë për shumë zhvillime që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e Prishtinës dhe Tiranës me qendrat e huaja.

Çfarë thotë Cakaj për implikimet e mundshme ndërkombëtare rreth mosvotimit të marrëveshjes së demarkacionit, një ditë më parë?

A beson ai se me stratetegjinë e re të zgjerimit të BE-së, u konfirmuan disfatat politike të Shqipërisë dhe Kosovës.

Sa i rëndësishëm është për Tiranën procesi i negociatave mes Prishtinës e Beogradit, sipas tij?

Cilat janë mundësitë që mosmarrëveshjet etnike të kulmojnë sërish me luftra në Ballkan?

Kush do të dominojë në rajon, Amerika e BE-ja, apo Rusia?

Për t’i marrë vesh përgjigjet në këto pyetje të këshilltarit diplomatik të Edi Ramës, ndiqeni Zonën e Debatit, sonte nga ora 21:00.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.