Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sonte në Zona B: Qeveria përballë grevistëve

NULL NULL
28.01.2019 14:46
Për grevën që s’po ndalet dhe ofertën e vetme qeveritare; për ndikimin që ajo ka pasur tek nxënësit dhe pacientët; për mosmarrëveshjet dhe mundësinë që palët të merren vesh, sonte në Zona B, koordinatori nacional për Reforma Shtetërore Besnik Tahiri përballet me përfaqësues të SBASHK-ut dhe Kolegjiumit të Kirurgëve

A gaboi qeveria me koeficientët e vendosur në Projektligjin për Paga?

Si i arsyeton ata dhe mënyrën e përcaktimit të tyre shefi i reformave shtetërore?

Pse s’e pranojnë këtë projektligj sindikatat e arsimit, shëndetësisë dhe drejtësisë?

Deri kur janë të gatshëm të mbeten në grevë mësimdhënësit dhe kirurgët?

Kush jep përgjegjësi për dëmet që pësojnë nxënësit e pacientët nga kjo grevë?

A ka plan qeveria që t’i zgjidhë këto probleme me ligjin?

Çka do të bëjnë grevistët nëse tentohet që projektligji të votohet si i tillë?

Përgjigjet e këtyre dhe shumë pyetjeve tjera jepen sonte në Klan Kosova.

Në Zona B, me fillim në orën 21:00, koordinatori nacional për Reforma Shtetërore Besnik Tahiri përballet me përfaqësues të SBASHK-ut dhe Kolegjiumit të Kirurgëve.

lajme të ngjashme