Sonte në Rubikon: Gazmend Muhaxheri përballë analistëve NULL NULL 28.09.2021 18:17 28.09.2021 18:17 Qyteti i Pejës është në fokus të Rubikonit sonte. Kryetari Gazmend Muhaxheri flet për qeverisjen e tij në Pejë për dy mandate dhe planet për të tretin të cilin po e pretendon. Përballë Muhaxherit në panel janë Jehona Lushaku-Sadriu, Arbër Vllahiu dhe Rrahman Paçarizi. – Cili është programi me të cilin Muhaxheri po i hyn garës për të parin e Pejës? – Çfarë tregojnë sondazhet e LDK-së në prag të zgjedhjeve? – Çfarë thotë ai për kundërkandidatët? Për këto dhe gjithçka tjetër rreth Pejës mos e humbni sonte Rubikonin, nga ora 20:45, në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025