Sonte në Rubikon: Daut Haradinaj përballë pyetjeve mbi zhvillimet më të nxehta politike në vend NULL NULL 08.04.2026 18:12 08.04.2026 18:12 Në emisionin e sotëm Rubikon, përballë opinionistëve Rrahman Paçarizi e Labinot Balaj, do të jetë Daut Haradinaj. Me Haradinajn do të flitet për aktualitetin politik të vendit, për AAK-në, për çmimin e naftës e tema tjera me rëndësi. – A po shkon Kosova drejt zgjedhjeve të reja? – Pse AAK-ja nuk është pjesë e diskutimeve për presidentin? – Si propozon kjo parti të ulet çmimi i naftës? – Kush po tenton, sipas Haradinajt, t’i amnistojë krimet serbe në Kosovë? – Dhe kë e akuzon ai për tradhti ndaj shtetit? Këto dhe të tjera, sonte me Daut Haradinajn, përballë Rrahman Paçarizit dhe Labinot Balajt. Klan Kosova, 20:45.