Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sonte në Lipjan ndizen qirinj për Agon Zejnullahun

NULL NULL
10.07.2025 09:06

Sonte nga ora 20:30, në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan do të ndizen qirinj për Agon Zejnullahun, i cili vdiq në orët e hershme të së hënës në rrethana ende të paqarta.

Ky aktivitet është organizuar nga rrjeti i OJQ-ve “Avonet”.

“Sot, e enjte, më 10 korrik në ora 20:30, në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan, ftojmë të gjithë qytetarët, organizatat e shoqërisë civile, anëtarët e Kuvendit të Kosovës, përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe të qeverisë në detyrë, që të bashkohen në ndezjen simbolike të qirinjve në kujtim të Agon Zejnullahut, i cili humbi jetën pikërisht në këtë rrugë, në përballje tragjike me Policinë e Kosovës”.

“Ky tubim është përkujtim, është kërkesë për drejtësi, për reflektim institucional dhe për përgjegjësi ndaj jetës së njeriut”.

“Për t’i dhënë zë kujtimit të Agonit dhe për të mos lejuar që dhimbja të shuhet në heshtje.

Ejani. Për Agonin. Për drejtësinë. Për dinjitetin”.

Të mërkurën është caktuar masa e paraburgimit me nga një muaj ndaj pesë policëve, nën dyshimin për përfshirje në ndërhyrjen e cila përfundoi me vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan.

Nga një muaj paraburgim për pesë zyrtarët policorë në Lipjan

Sipas dosjes së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të publikuar nga Betimi për Drejtësi rreshteri Ibrahim Nela dhe zyrtarët policorë: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, dyshohen për vrasje nga pakujdesia.

Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

 

Dosja e Prokurorisë ndaj pesë policëve të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit në Lipjan

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.