Sondazhi: Vjosa Osmani më e preferuara për presidente me 42% NULL NULL 22.01.2021 22:16 22.01.2021 22:16 Sipas sondazhit të fundit të PIPOS, Vjosa Osmani është më e preferuara për pozitën e presidentes Në këtë sondazh, i cili është prezantuar ekskluzivisht në Rubikon në Klan Kosova, nga drejtori i PIPOS, Fisnik Halimi, 42% të të anketuarve e kanë zgjedhur Osmanin. Murat Jashari sipas këtij sondazhi, është radhitur në vendin e dytë me 20.30%, ndërsa me 16.50% është Vlora Çitaku. Tutje 9.60% prej të anketuarve e preferojnë dikë tjetër (jashtë emrave të përmendur për pozitën e presidentit). Ndërsa 8.70% prej tyre kanë votuar për Ramush Haradinajn dhe Isa Mustafa ka vetëm 3%. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gërvalla në takim me homologun kroat: Duhet të finalizohet anëtarësimi i Kosovës në KiE 21 orë më parë