Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sondazhi i UEFA-s, tifozët besojnë se Kosova do të fitojë sot ndaj Andorrës

NULL NULL
28.03.2023 18:38

Kosova do ta zhvillojë sot ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Dardanët do të përballen me Andorrën, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45.

Në faqen zyrtare të UEFA-s, para çdo përballjeje po publikohet një sondazh ku dashamirët e futbollit mund të votojnë për fituesin e ndeshjes.

Në anketën e publikuar për Kosovën, 84 për qind mendojnë që Dardanët do të fitojnë, për Andorrën janë të mendimit 12 për qind. Teksa vetëm katër për qind janë të mendimit se ky takim do të mbyllet në barazim.

Ndryshe, ndeshjen mund ta ndiqni në Klan Kosova dhe Artmotion.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.