Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Solariumi shkakton kancer

NULL NULL
11.05.2015 13:26

Justine Sheils është grua 43 vjeçare nga Maghull, Merseyside.

Ajo kishte filluar që të shkonte në solarium qysh kur ishte 15 vjeç.

Por, këtë zakon nisi ta shmangte në vitin 2006 në momentin kur e zbuloi një shenjë të kuqe në gjoks, që doli të jetë kancer i lëkurës.

Sheils, e cila tash e ka fituar betejën kundër kancerit, është duke e shfrytëzuar rastin e saj që t’i këshillojë të rinjët të qëndrojnë larg solariumeve, transmeton Klan Kosova.

“Gjithçka që isha duke kaluar ishte rezultat i dëshirës time që të dukem më e tonifikuar”, u shpreh Sheils.

“Të përdorësh solarium është njejtë sikur të futesh në mikrovalë. Po të isha në një klasë me plot të rinj, unë do t’i këshilloja që para se ta përdorin solariumin të mendojnë  për dëmet që sjell.

“Unë çdoherë i injoroja të dhënat që tregonin se solariumi mund ta shkaktojë kancerin e lëkurës. Ndoshta, pasi gjithmonë mendoja se nuk do të më ndodhte mua”.

Sheils shprehet se kur është diagnostifikuar me kancer ishte një nga momentet më të vështira në jetë, por ajo ishte shumë e lumtur që e kishte zbuluar më herët.

rreze dielli1

Kanceri i lëkurës është njëri ndër pesë format më të përhapura të kancerit. Kjo është shumë shqetësuese sepse deri në vitin 2002 praqiteshin 10 në 100,000 njerëz që diagnostifikoheshin me këtë lloj të kancerit, kurse në vitin 2011 ky numër u rrit nga 10 në 18 raste.

Anne Jackson, shefe e hulumtimit të “North West Cancer” thotë: “Shifrat tregojnë një gjendje alarmante të rasteve të diagnostifikuara me kancer. Është shumë e rëndësishme që njerëzit të vetdijesohen për kohën që e shpenzojnë duke marrë rreze dielli”, transmeton Klan Kosova.

“Ne i këshillojmë njërëzit që të mbrohen me një kapelë ose një bluzë kur qëndrojmë në pikë të diellit. Është shumë më mirë që të rrijnë nnë hije dhe ta përdorin kremin e diellit”.

 klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.