Sogojeva: Mungesa e punëtorëve do t’i detyrojë hotelet e restorantet që të mbyllen (VIDEO) NULL NULL nga Arbëresha Fazliu 02/07/2022 nga Arbëresha Fazliu 02/07/2022 Në shtator mund të detyrohen hotele, restorante e kafene që të mbyllen për shkak të mungesës së punëtorëve. Kështu paralajmëroi Hysen Sogojeva, kryetar i Odës së Hotelerisë e Turizmit, në emisionin “Ju flet Prishtina” në Klan Kosova. “Nëse vazhdon me këtë trend jo veç që kemi me pasë problem me numrin e punëtorëve por edhe mbyllje. Ndoshta situata ka me qenë shumë ma keq prej shtatorit. Unë kam informata nga pronarë hotelesh e restorantesh, shumica prej tyre thonë: Po e presim mërgatën, e prej shtatorit më s’di a punojmë, a s’punojmë”, tregon Sogojeva. Sipas tij tani ka mungesë të madhe të punëtorëve në gastronomi.
Lajme Shefi i OKB-së bën thirrje të ndalen sulmet rreth centralit bërthamor të Zaporizhzhia 22 minuta më parë