Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Snoop Dogg dhe Dr. Dre anulojnë koncertin e 30-vjetorit të Doggystyle, shkak greva

NULL NULL
27.07.2023 13:39

Snoop Dogg dhe Dr. Dre i kanë anuluar koncertet e tyre në Hollywood Bowl.

Ata e kanë bërë një gjë të tillë për t’u solidarizuar me skenaristët dhe aktorët që po grevojnë.

Snoopi ishte paraparë të mbante koncert bashkë me Dr. Drenë në tetor si pjesë e 30-vjetorit të daljes së albumit të tij debutues, “Doggystyle’.

“Me keqardhje ju informojmë që shkaku i grevës që po vazhdon dhe pasigurive se kur ajo do të marrë fund, na duhet ta anulojmë koncertin në Hollywood Bowl”, ka shkruar Snoop Dogg në Instagram.

“Ne qëndrojmë solidarë me të gjithë vëllezërit dhe motrat tona në ËGA dhe SAG-AFTRA gjatë kësaj periudhe të vështirë dhe mbetemi me shpresë që AMPOTP-ja d të kthehet në tryezën e negociatave me një propozim TË VËRTETË dhe që të gjithë të mund të kthehemi në punë”.

lajme të ngjashme