Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

S’ndalen festimet me armë në Kosovë, dy raste në 24 orët e fundit

NULL NULL
21.07.2025 09:24
Te shtena me arme zjarri, ilustrim

Festimet me armë nuk po ndalen në Kosovë, ndonëse policia shpesh herë ka bërë thirrje “të festohet me zemër, jo me armë”.

Në 24 orët e fundit janë raportuar dy raste, një në Prishtinë e tjetri në Lipjan, raporton Klankosova.tv.

Gjatë një ahengu familjar në kryeqytet, një person ka shtënë me armë zjarri, dhe i njëjti është shoqëruar në stacionin policor.

Në rastin e dytë, i dyshuari që kishte shtënë me armë në një aheng në Lipjan, është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i policisë:

Lipjan 20.07.2025, NN. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar një armë me gas cal. 9mm, një karikator, 25 fishekë dhe 21 gëzhoja. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Prishtinë 20.07.2025, 22:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar një armë me gaz, një karikator dhe tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

lajme të ngjashme